Me qėllim ofrimin e shėrbimeve sa mė cilėsore ndaj klientit, kompania ALPET ka bashkėpunuar me kompani tė tjera prestigjioze nė tregun shqiptar, si kompania Pepsi apo Kompania Deka. Marrėveshja konsistonte nė dhėnien dhuratė tė disa nga produktet e Pepsit apo Dekės pėr klientėt e ALPET-it. Ky ishte njė bashkėpunim i frytshėm, i cili do tė vazhdojė tė iniciohet edhe me kompani tė tjera shqiptare. Nga muaji Nėntor 2007 dhe nė vazhdim, kompania ka iniciuar njė promocion tė ri. Pėr ēdo 20.000 lekė blerje, klienti fiton njė Autobot-ALPET lodėr.
Gjatė sezonit veror 2008, Kompania ALPET organizoi njė fushatė promocionale ku pėr 20 mijė lek konsum nė pikat tona, cdo klient fitonte njė peshqir plazhi. Nė kėtė periudhė janė shpėrndarė rreth 22 mijė peshqirė . Nė muajin Gusht, Kompania ALPET organizoi njė fushatė promocionale me lojra verore nė ambientet e Kompleksit Tropikal nė Durrės. Gjatė aktivitetit u shpėrndane pėr pjesėmarrėsit edhe dhurata tė pėrgatitura nga Kompania.
Me rastin e festave tė fundvitit Kompania ALPET dhuroi pėr klientėt nė pikat e saj pako me llokume.
Me rastin e Festės sė 8 Marsit ALPET organizoi njė shorte nga i cili u pėrzgjodhėn 50 kliente tonat pėr tė kaluar njė drekė tė paharrueshme nė Hotel Sheraton. Tė ftuara nė Festė ishin dhe personalitete tė njohura tė artit si dhe pėrfaqėsuese tė Ambasadės Turke. Gjatė Festės u shpėrndanė dhe dhurata pėr tė gjitha pjesėmarrėset!
Aktualish kemi njė bashkėpunim me EUROMAX nė QTU, ku pėrēdo blerje deri nė 7000 lekė, klientėve ju ofrohet njė kupon karburanti me vlerėn 700 lekė, tė cilin mund ta konsumojnė pėr makinėn pranė pikės ALPET AML rreth 300 nga QTU nė rrugėn dytėsore. |